Erdogani hap tunelin e parë nën Bosfor

Erdogani hap tunelin e parë nën Bosfor

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i pari kaloi me automjet përmes tunelit të parë, i cili nën Bosfor e lidh anën evropiane dhe atë aziatike të Stambollit, që është megaprojekti më i ri i këtij qyteti të Turqisë.

Në fotografië, që i ka publikuar kabineti i presidentit shihet ecja e parë nëpër tunelin “Euroazia”. Erdogni dje ishte në timonin e një automjeti të zi, në vendin e pasagjerit ishte Binali Jëldirim, ndërsa me ta ishte edhe ministri i Qarkullimit, Ahmat Arsllan.

“Sot e bëmë ecjen e parë provë përmes një projkti historik turk” tha Erdogani.

Ndërtimi i tunelit të gjatë pesë kilometra, në dy nivele filloi në vitin 2011. Tuneli për opinionin do të hapet më 20 dhjetor. Falë tunelit nga njëra anë e Stambllit deri në anën tjetër të tij në vend të 100 minutave do të arrihet për 15 minuta.

Ministri Arsllan deklaroi se shoferëve përdorimi i tunelit “Euroazia” do t’i kushtojë katër euro plus tatim. Projekti ka kushtuar rreth 1,25 miliardë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy