Primaret, Zhapaj: Për herë të parë, fierakët bëhen pjesë e vendimmarrjes (VIDEO)

Primaret, Zhapaj: Për herë të parë, fierakët bëhen pjesë e vendimmarrjes (VIDEO)

Albano Zhapaj është një prej emrave që hyn në garën e primareve për drejtimin e Bashkisë së Fierit. Në një lidhje me Skype me studion e lajmeve të MCN TV, Zhapaj tha se për herë të parë, fierakët do të bëhen realisht pjesë e vendimmarrjes.

Idetë  e mia i kam bërë publike prej kohësh. Objektivat e mia janë të qarta, t’i bëjmë qytetarët pjesë të vendimmarrjes. Nuk ka ndodhur jo vetëm në Fier, po në gjithë Shqipërinë. Përfaqësuesit vendorë kanë qenë të emëruar nga partia dhe qytetari.

Zhapaj tha se falë primareve, emrat që do t’u propozohen qytetarëve shqiptarë si kandidatë të PD-së do të jenë njerëz të votuar dhe jo të emëruar nga kryetari.  

Ne e dimë që ajo që ka ndodhur është se në Fier apo në qytete të tjera, kandidatët janë emëruar. Ndaj unë e përqafova këtë risi. Objektivat e mia do të bëhen publike në momentin kur unë të shpallem fitues i garës. Në këtë moment, objektivat e mia janë objektiva edhe të bashkëkandidatëve të mi.

Përplasjet mes socialistëve të Fierit, Zhapaj nuk i sheh si një mundësi për të përfituar politikisht. Ai tha se beson te vota e fierakëve, të cilët në zgjedhjet e kaluara vendore kanë votuar në përqindje të ulët.  

Unë nuk jam tip oportunisti. Përplasjet mes socialistëve të Fierit nuk më interesojnë. Pushteti është marrë pa garë. Qytetari nuk ka pasur mundësi të zgjedhë mes kandidatëve.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy