Nisma Thurje, Qehaja: Kemi shanse të fitojmë Bashkinë e Dropullit

Nisma Thurje, Qehaja: Kemi shanse të fitojmë Bashkinë e Dropullit

Nisma Thurje kandidon për Këshillat Bashkiakë në të gjitha bashkitë e vendit. Klajdi Qehaja, aktivist, tha në studion e MCN TV se e vetmja bashki ku Nisma ka kandidat për kryebashkiak është Dropulli.  

Në Bashkinë e Dropullit, ku kandidojmë për kryebashkiak, kemi shanse të fitojmë.

Qehaja tha se Nisma Thurje futet në këto zgjedhje në kushte të pabarabarta.

Për kryebashkiakë nuk e kemi përcaktuar nëse do të kemi kandidat. Kemi kandidatë për Këshillin Bashkiak. Në Shqipëri ka dy faktorë: oligarkia dhe kryetarokracia. Vendimet më të rëndësishme në Tiranë i merr Këshilli Bashkiak. Fuqinë më të madhe, është këshilli ai që e ka.

Jemi në kushte të pabarabarta. Na janë dashur firma për të hyrë në këtë garë. Është energji e harxhuar dhe kohë e harxhuar. Duhet të fokusohemi në ato bashki ku e kemi të sigurt fitoren. Partitë e tjera nuk e kanë të nevojshme të mbledhin firma. Thjesht duhet të bëjnë propagandë. Në të gjitha bashkitë do të fitojmë, por gravitetin më të madh do ta ketë qyteti i Tiranës. Ne jemi të gjithë profesionistë të lirë, duke filluar që nga inxhinieria, arkitektura, gazetaria etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy