Bardhi: Raporti Rama-Kastrati klientelist dhe korruptiv. Kryeministri po ruan ndërtimet e oligarkëve

Bardhi: Raporti Rama-Kastrati klientelist dhe korruptiv. Kryeministri po ruan ndërtimet e oligarkëve

Deputeti i PD Gazment Bardhi deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se raporti i Edi Ramës me biznesmenin Shefqet Kastrati është klientelist dhe korruptiv.

Ndër të tjera Bardhi tha se në kohën kur denoncoi Kastratin, Rama shkoi në hotelin e tij.

Lidhur me VKM-në e qeverisë për ndërtimet pa leje, Bardhi tha se Rama po përpiqet të ruajë ndërtimet e paligjshme të oligarkëve.

Nuk ka asnjë aksion të qeverisë kundër ndërtimeve pa leje, sepse përndryshe do zbatohej ligji. Në Tiranë kanë mbirë kulla dhe kate shtesë pa leje, ka mosveprim të institucioneve në shkelje të ligjit. Rama ka marrë në mbrojtje milionerët dhe oligarkët e këtyre kullave. Rama miraton një akt dhe ua shet shqiptarëve si luftë me milionerët! Ajo që zbuluam dje me VKM-në provoi qëndrimin e grupit parlamentar të PD se Rama është në ortakëri me një grushti milionerësh që pasurohen në kurriz të Shqipërisë. Ai legalizon ndërtimet pa leje, jep amnisti penale dhe përpiqet t'i ruajë ndërtimet e paligjshme të kryera prej këtyre oligarkëve. Ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e këtij vendimi qeverie. Askush s’e pengon Prokurorinë që të zbatojë Kodin Penal. Së dyti, shtimi i kateve pa leje është vepër penale, dënohet me burgim deri në 8 vite. Ligji duhet të zbatohet njëlloj si për një qytetar të zakonshëm, si për një oligark që merr në mbrojtje Rama. I bëj thirrje Prokurorisë të na tregojë që qytetarët janë të barabartë. Nuk mundet që një grusht njerëzish të jenë mbi ligjin dhe të mos u nënshtrohen hetimeve”.

Bardhi thotë se deputetët e majtë kishin dijeni për denoncimin e tij ndaj Kastratit, por e diskutonin këtë temë në kafen e Kuvendit.

Është fakt i njohur publik miqësia e kryeministrit me këtë biznesmen. Denoncimi im prek fenomenin, nuk ka të bëjë me individin, që një grusht njerëzish mund të shkelin ligjin para syve të të gjithëve dhe janë të pashqetësuar sepse asnjë institucion nuk vepron. Edhe tani po të shkosh në hotelin e këtij biznesmeni mund ta gjesh Edi Ramën atje. Kështu ka bërë kur e kam denoncuar. Kemi të bëjmë me një raport klientelist mes kryeministrit dhe një biznesmeni të caktuar. Informacionin që unë e kam ndarë në seancë, kolegët e majtë e diskutonin në kafen e Kuvendit, por asnjëri s’merrte guximin dhe përgjegjësinë për të denoncuar këtë fenomen. Detyrën për të denoncuar fenomene kriminale dhe korruptive, e kam bërë dhe do ta bëj. Raporti i ngushtë i Ramës me këtë biznesmen provohet edhe nga aktet. Brenda një muaji miraton dy vendime qeverie për t’i ardhur në ndihmë këtij biznesmeni, për ta shmangur nga përegjegjësia penale këtë biznesmen. Kjo tregon për raportin e tyre jo vetëm klientelist, por edhe korruptiv”.

Sa i takon inceneratorëve, Bardhi shprehet se SPAK pati një nisje të mirë, por procesi stopoi.

Uroj që SPAK t’i shkojë deri në fund hetimeve për aferën e tmerrshme të inceneratorëve. Ka pasur nisje të mire, por që është stopuar prej shumë kohësh. 1 vit e gjysmë janë të mjaftueshme për të dalë në konluzione për aferën kriminale. Uroj shumë që hetimi të shkojë sa më parë deri në fund. Komisioni Hetimor për Inceneratorët i ka dhënë informacion të plotë SPAK-ut, dhe hetimi s’është aq kompleks sa thuhet”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy