Zyrtari i DASH-Ruçit: Përfundoni reformën zgjedhore brenda vitit bashkë me opozitën

Zyrtari i DASH-Ruçit: Përfundoni reformën zgjedhore brenda vitit bashkë me opozitën

Kriza politike në Shqipëri dhe zhvillimet në rajon, sollën në Tiranë drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të shtetit, David Kostelancik.

Në takimin mes zyrtarit të lartë amerikan Kostelancik dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit, në fokus të bisedimeve, ka qenë reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore, ku është vënë theksi që kjo e fundit të bëhet në bashkëpunim me opozitën.

Kostelancik vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme. Kryerja e reformës zgjedhore brenda vitit do të mundësojë edhe një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin 2020.

Drejtori Kostelancik nënvizoi mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi “Institucionet e reja të sistemit do tu shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga ShBA”, vuri në dukje zyrtari i DASH.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se shumica qeverisëse dhe ai personalisht janë të angazhuar për kryerjen e reformës zgjedhore dhe për këtë do të bashkëpunojë edhe me opozitën parlamentare e joparlamentare, e cila ka të drejtën e vetos në komisionin e ri të reformës.

Zyrtari i lartë ka në axhendë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit e politikës.

Në orët e pasdite do të ketë takime me liderët e opozitës, fillimisht me krydemokratin Lulzim Basha në orën 14:00 e më pas me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi në orën 15:30.

Në orën 17:00 Konstelancik do të takohet me kreun e qeverisë Edi Rama në kryeministri.

Në fokus të të gjitha diskutimeve të zyrtarit të lartë amerikan do të jetë situata politike në vend, reformat, sfida e integrimit dhe stabiliteti në rajon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy