Shembet hoteli në Indi, 10 të vdekur

Shembet hoteli në Indi, 10 të vdekur

Të paktën 10 persona mbetën të vdekur në Indinë qendrore, ku u shemb një hotel 4-katësh. Lajmin ë bëjnë të ditur burime policore. Ngjarja ndodhi në Indore, në shtetin Madhya Pradesh.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjithë natën në rrënoja dhe kanë nxjerrë prej andej 10 persona të mbijetuar, ndërsa 5 të tjerë dyshohet se janë ende të bllokuar.

Sipas “Times of India”, hoteli është rrëzuar pasi një makinë u përplas me murin e hyrjes. Hoteli me 25 dhoma ndodhet në qendrën tregtare të qytetit Indore, pranë stacionit hekurudhor dhe atij të autobusëve.

Shembjet e ndërtesave janë të zakonshme në Indi, për shkak se ndërtuesit reduktojnë kostot përmes përdorimit të materialeve pa cilësi ose të skaduara dhe punës pa mbikëqyrjen e cilësisë.

Në gushtin e vitit të kaluar, 33 persona mbetën të vdekur kur një apartament u shemb në qendrën financiare të Indisë, Mumbai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy