Plagosje me thikë në Bulqizë, arrestohet 18-vjeçari

Plagosje me thikë në Bulqizë, arrestohet 18-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ostren të Bulqizës, ku dy të rinj janë plagosur me thikë pas një konflikti të çastit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 18-vjeçar i identifikuar me inicialet A.A, ka plagosur me thikë 25-vjeçarin B.K. Gjatë këtij konflikti ka ndërhyrë për ti ndarë dhe shtetasi K.K., i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në njësinë administrative Ostren , pas një konflikti të çastit, shtetasi A.A., 18 vjeç, banues në Ostren, ka plagosur me thikë shtetasin B.K.,25 vjeç, banues po në Ostren, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Gjatë këtij konflikti ka ndërhyrë për ti ndarë dhe shtetasi K.K., i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.”

Ndërkohë 18-vjeçari është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy