Sot është shënuar një numër i madh rastesh të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, që mbi të tjera regjistroi edhe shtatë vdekje, raportojnë burimet zyrtare.
Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj të Shqipërisë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 89 persona, ndërsa 17 janë shëruar.
Përsa u përket personave që ndërruan jetë, dy janë nga komuna e Likovës, dy nga Tetova, dy nga Shkupi dhe një nga Ohri.
Ndër qytet më të prekura në Maqedoninë e Veriut është Shkupi, ndërsa më pak shqetësuese paraqitet situata në qytete si Vallandove dhe Prilep.
Në total deri më tani janë regjistruar 2315 raste në Maqedoninë e Veriut, ndërsa fatkeqësisht numri i atyre që ka ndërruar jetë është 149. Sakaq janë ende aktive 606 raste.



