
Sekretari i Mbrojtjes në SHBA ka hedhur poshtë argumentet se Izraeli po kryen gjenocid kundër palestinezëve në Gaza, duke thënë se ai nuk ka parë asnjë provë që ta vërtetojë këtë fakt.
“Ne nuk kemi asnjë provë se është kryer gjenocid nga Izraeli në Gaza”, tha Austin në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit gjatë një seance dëgjimore për buxhetin, ku dëshmia e tij u ndërpre disa herë nga protestuesit.
Nga ana tjetër Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha gjatë një konference për mediat se nuk ka datë për fillimin e një sulmi izraelit në zonë.



