Sulmi ndaj AKSHI-t, Semanaj: Problemi nuk është te sistemi, por te burimet njerëzore

Sulmi ndaj AKSHI-t, Semanaj: Problemi nuk është te sistemi, por te burimet njerëzore

Më shumë sesa te sistemi, problemi i garantimit të të dhënave të shqiptarëve lidhet me burimet njerëzore. Në studion e lajmeve të MCN TV, eksperti i IT, Besmir Semanaj, tha se sulmi i kryer ndaj AKSHI-t në korrik, që u pasua me prishjen e marrëdhënieve diplomatike dje me Iranin, nxori në pah keqmenaxhimin e teknologjisë.

AKSHI është një nga institucionet që ka marrë më shumë fonde. Pjesa më e madhe e fondeve janë përdorur për punë e tendera. Nuk vuajnë për teknologji, ajo është bashkëkohore. Ajo për të cilën vuajmë është keqmenaxhimi i kësaj teknologjie.

Kam pikëpyetje nëse paratë kanë shkuar atje ku duhet.

Semanaj tha se qeveria nuk u tregua transparente lidhur me dëmet që ka shkaktuar sulmi. Publikimi i të dhënave nga faqja HomelandJustice nxorri në pah shkeljen e rëndë të rregulloreve të sigurisë, çka kërkon një hetim të brendshëm.

Nuk e dimë dhe nuk e di a do ta dimë ndonjëherë sa ishte dëmi i këtij sulmi. U gënjye për një muaj me radhë duke thënë se asnjë nga të dhënat e shqiptarëve nuk është cenuar. Nuk e dimë si ndodhi sulmi, nga u iniciua. Nuk është hera e parë, vetëm në dy vitet e fundit kemi rreth pesë raste kur të dhënat e shqiptarëve janë hakeruar. Nuk ka asnjë person të vendosur para përgjegjësisë, asnjë ndryshim në strukturat përgjegjëse.

Po të shohësh të dhënat e dala nga hakerat, shohim shkelje të bazës së sigurisë. Për këtë duhet të nisë një hetim i brendshëm. Duhet që pas këtij hetimi të nxirren disa mësime. Sulme kemi pasur edhe në të shkuarën, do të ketë edhe në të ardhmen. Tani lufta nuk është më ajo konvencionale. Duhet të jemi të përgatitur. Partnerët do të na gjenden, por për bazat e sigurisë duhet t’i vendosim vetë në punë.

Sa i takon përfshirjes së Microsoft në operacionin e rikuperimit të faqeve të shërbimeve qeveritare, Semanaj tha se ajo nuk mund të shërbejë si mburojë për qeverinë,  

Ishte deklaratë për shtyp, nuk u pranuan pyetje. Iu tha qytetarëve shqiptarë që të dhënat e shtetit shqiptar nuk janë cenuar. Iu tha shqiptarëve që të dhënat janë të sigurta.

Eksperti i Microsoft për të gjitha orët është mirëpaguar. Microsoft është kompani private dhe shteti nuk mund të fshihet pas saj.

Më shumë sesa te sistemi, problemi qëndron te burimet njerëzore.  

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy