Zbulohet molekula që shkrin dhjamin në të ftohtë

Zbulohet molekula që shkrin dhjamin në të ftohtë

Të djersish në palestër të bën mirë. Por ka një hormon që bën të mundur shkrirjen e dhjamit edhe në të ftohtë. Një studim i kryer nga Joslin Diabetes Center ka analizuar lipokinat, hormone që kontrollojnë yndyrën. Lipokina në fjalë quhet 12,13-diHome, dhe rritet gjatë ushtrimeve fizike, ndryshe nga niveli i hormoneve të tjera të analizuara.

“Është i habitshëm fakti se e njëjta lipokinë që rritet me ushtrimet fizike, rritet edhe me të ftohtin”, thotë Laurie Goodyear, docent i mjekësisë në Harvard Medical School.

Eksperimenti është kryer fillimisht te minjtë dhe më pas edhe te njerëzit. Në të dy rastet, studiuesit kanë provuar se kjo molekulë është çliruar nga dhjami i errët gjatë ekspozimit në të ftohtë dhe ka sjellë efekte pozitive për metabolizmin.

Dhjami i errët, një prej funksioneve të tij ka prodhimin e nxehtësisë kur temperatura e mjedisit bie.

“Ky është shembulli i parë i një homroni të lëshuar nga dhjami i errët që mund të rregullojë disa prej efekteve të metabolizmit gjatë aktivitetit fizik”, thotë Goodyear.

Tashmë synimi i studiuesve amerikanë është thellimi i studimeve për të kuptuar më mirë mekanizmat me të cilët mund të luftohen sëmundjet e metabolizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy