Policia e shtetit ka reaguar pas publikimit të një video nga PD-ja, në të cilën duken parcela me kanabis përgjatë luginës së lumit të Vlorës.
Në reagimin e saj policia thekson se pamjet janë filmuar nga vetë policia, si pjesë e një hetimi.
Gjithashtu Policia e Shtetit bën me dije se kanë nisur proçedurat për të vënë para përgjegjësisë ligjore e penale të gjithë punonjësit e policisë, të cilët kanë nxjerrë sekretin hetimor.



