Kalemaj: PD e ndarë në katër pjesë. Pasi fitoi betejën me Bashën, Berisha duhet të tërhiqej (VIDEO)

Kalemaj: PD e ndarë në katër pjesë. Pasi fitoi betejën me Bashën, Berisha duhet të tërhiqej (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj thotë se gjithë debati sot është nëse do arrestohet Sali Berisha sot apo jo, nëse do i dalin në mbrojtje militantët, apo do përleshet Flamur Noka me gardën.

Nga studio e MCN Live, Kalemaj tha se jemi kthyer jo vetëm në parapolitikë, por më shumë se kaq.

Del Kryeministri Rama në popull dhe thotë ne kemi buxhet 7 milionë euro, normal që do e kesh aq se çdo gjë vjen në raport me GDP.

Problemi është se gjithë gjërat kërkojnë një debat parlamentar. Opozita ka kusuret e saj, përtej fakti që është përgjegjësi e mazhorancës për bllokimin e çdo mekanizmi institucional.

Rama mund të vazhdoj më tej se 2030. E djathta përveçse ka pasur partitë e vetë aleate, vetë PD po shpërndahet në katër pjesë.

Nuk është vetëm Berisha, Basha, Bardhi, por dhe pjesa indiferente. Po të dalin sot në zgjedhje të gjitha pjesëzat e këtyre nuk bëjnë dot 500 mijë vota të gjithë bashkë.

Pamë sa vota u mblodhën për kryetar bashkie. A ka mundësi të thyejë opozita tavanin prej 800 mijë vota? Absolutisht që jo. Se nuk po thyejnë dot akoma 600 mijë vota.

Në momentin që Berisha e mundi Bashën, me premtime jo për të shpëtuar lëkurën e tij, mblodhi strukturat, në momentin që e fitoi këtë betejë duhet të tërhiqej.

Kalemaj deklaroi se momentalisht askush nuk po mendon politikisht dhe se gjysmë mendimi politik në raport me të tjerët e ka Lulzim Basha, për shkak se po prezanton disa ide politike, edhe pse janë të konsumuara dhe përsëritura.

Është edhe grupi i partive të vogla të djathta, të dyja palët po kërkojnë ndryshime të vogla kushtetuese.

Të gjitha këto hanë debat vetingu i politikanëve apo reforma zgjedhore, për listat e hapura. Të gjitha këto janë teza për tu përshëndetur se janë për interesin publik.

Këto janë teza politike, kalojnë nga rrafshi parapolitik, në politikë. Problemi është se janë të dobët, këto partitë e vogla kanë mbetur vetëm me kryetar.

Partia e Lirisë është defunksionalizuar dhe defaktorizuar komplet.

Meta ia mori partinë Kryemadhit dhe nuk ka bërë asgjë, është në gropë, e tregojnë të gjitha sondazhet.

Nuk është prezentë, nuk është në media. SPAK nuk është parti politike, nuk është opozitë, nuk mund të jenë shpresat se do të sjellë në pushtet opozitën

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy