Kurti e Vuçiç sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Kurti e Vuçiç sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet që sot në Bruksel të takohen për herë të parë që nga shtatori i vitit të shkuar. 

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se shpreson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të hyjnë në takimin e sotëm në Bruksel me vizion dhe guxim politik.

 

Drupal Ad

 

 

 

Në një postim në rrjete sociale, Lajçaku ka shkruar për përgatitjet për takimin. Ai ka thënë se gjithë javën ia ka dedikuar përgatitjeve. Sipas tij, në vizitat në Kosovë dhe Serbi ka diskutuar për qëllimet e takimit për t’i rishikuar arritjet dhe për t’i planifikuar hapat e ardhshëm, veçanërisht lidhur me implementimin e Marrëveshjeve në rrugën drejt normalizimit.

Një ditë më herët, Kurti u shpreh se takimet në dialog do të jenë në funksion të rikapitullimit të procesit trevjeçar e edhe të prezantimit të ideve se si mund të ecet përpara.

Kryeministri Albin Kurti nuk ka shprehur pritje të mëdha nga takimi i parë pas nëntë muajsh. Por, ai ka theksuar se në takime me ndërmjetësit evropianë, e edhe me Vuçiçin, do të shprehen edhe ide për rrugën përpara.

Para takimit me presidentin Vuçiç, kryeministri Kurti do të zhvillojë takim me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe me emisarin për dialog, Miroslav Lajçak.

Për herë të fundit Kurti e Vuçiç u takuan më 14 shtator të vitit të kaluar, disa ditë para sulmit në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i armatosur serbësh vrau policin Afrim Bunjaku, e në konfliktin pasues me Policinë u vranë tre sulmues

Ndërmjetësve të dialogut, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, u skadon mandati së shpejti. Derisa Borrelli do të shërbejë në krye të diplomacisë evropiane deri në vjeshtë, Lajçaku është emëruar ambasador i BE-së në Zvicër, por ai do të veprojë si ndërmjetës në dialog deri sa të gjendet një zëvendësues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy