
Fatime Brahimi, jeton prej vitesh në Këln të Gjermanisë, ku vepron si konsulente ligjore në ndihmë të njerëzve me asistencë ligjore për emigrimin.
Në një komunikim për emision “Bilardo në MCN”, ajo foli për një takim të mbajtur atje, në të cilën mësohet se kanë marrë pjesë figura të larta gjermane të profesioneve të ndryshme, me një agjendë të veçantë, depërtimin e atyre që nuk janë gjerman bio.
Takimi është bërë më 29 nëntor të vitit të kaluar, një takim me gati 20 anëtar në një vilë në qytetin Podstam, afër Berlinit. Të ftuarit janë ftuar në mënyrë postare që të mos jenë të gjurmueshëm, kanë qenë persona të përzgjedhur, postë dorazi dhe të kenë akses vetëm ata.
Personat e ftuar aty vijnë nga qarqe shumë të larta gjermane, duke përfshirë këtu jurist, mjek, anëtar të partisë AFD, që është alternativë ekstremiste të djathta si dhe dy anëtar të partisë CDU, parti që ka drejtuar Merkel.
Ka qenë një agjendë që ka të bëj me depërtimin e atyre që nuk kanë gjak të pastër gjerman, që nuk janë bio.
Sipas Brahimit, bëhet fjalë për tre grupime që supozohet se do të depërtohen nga Gjermania.
Janë tre grupime që supozohet se do të depërtohen, bëhet fjalë për një plan afatgjatë, deri në një shekull, nuk është se do ndodh sot për nesër. Grupi i parë janë azilantët që mund të ndodh shumë shpejt kur AFD të vijë në pushtet mund të largohen dhe të depërtohen.
Grupi i dytë janë personat me leje qëndrimi në Gjermani, mund të jenë integruar por që kanë leje qëndrimi dhe nuk u hyn në punë. Dhe grupi i tretë që është dikur 15 milion banorë, dhe që është më shokuesja, kanë pasaportën gjermane, që para ligjit njihen si gjerman, por para ligjit njihen si të huaj, se kanë prejardhje të huaj, ose mund te jen gjerman bio por mbështesin azilantët, që do të thotë se edhe gjermanët duan të depërtojnë gjermanët nëse nuk u konvenon dhe nuk ndjekin këto parime.



