Avionë amerikanë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë? Trump lë të hapur mundësinë

Avionë amerikanë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë? Trump lë të hapur mundësinë

Në një intervistë me Daily Caller, Presidenti amerikan Donald Trump tha se ishte i hapur për përdorimin e avionëve amerikanë si siguri për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ndoshta. Mund të bëjmë diçka”, tha ndër të tjera Shefi i Shtëpisë së Bardhë. 

Do të doja të shihja një zgjidhje. Ata nuk janë ushtarët tanë, por çdo javë, pesë deri në shtatë mijë vriten, kryesisht të rinj. Nëse do të mund ta ndaloja të gjithë këtë, duke dërguar ndonjë avion here pas here, kryesisht këta avionë do të ishin europianë, por ne do t’i ndihmonim ata”, u shpreh ai. 

Trump tha gjithashtu se një takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky duket i pamundur, por se një takim trepalësh me të është i mundur. "Një takim trepalësh mund të ndodhë. Nuk e di për një takim dypalësh, por një takim trepalësh do të ndodhë. Por, e dini, ndonjëherë njerëzit nuk janë gati", shtoi ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy