
Deputetët gjermanë në Bundestag njëzëri vendosën të braktisin rritjen automatike të kompensimit të pagave për shkak të pasojave ekonomike të emergjencës së koronavirusit.
Paga e parlamentarëve në Gjermani, sipas rregullimit vjetor të pagës nominale që bëhet në korrik, duhet të ishte rritur me 2.6% këtë vit.
Në mungesë të këtij vendimi, paga prej 10 083,47 euro në muaj pritej të bëhej 10 345,64 euro në korrik.
"Është mesazhi i duhur për të dhënë në këto kohë të vështira", tha drejtori administrativ i Bundestagut, Marco Buschmann.



