Podgorica zyrtare e konsideron të mbyllur çështjen e kufijve me Kosovën. Në reagimin e parë pas publikimit të raportit të djeshëm nga qeveria e Ramush Haradinajt rreth çështjes së demarkacionit ndërmjet dy shteteve, kreu i diplomacisë malazeze, Srdjan Darmanoviq, tha se Prishtina duhet të respektojë marrëveshjen paraprake.
“Çështja e demarkacionit tani është problemi i Kosovës. Parlamenti i Malit të Zi nuk ka anuluar një Marrëveshje Ndërkombëtare dhe kjo nuk do të ndodhë në këtë rast”, deklaroi ai, duke apeluar i Prishtinës që të respektojë marrëveshjen paraprake.
Qeveria e Kosovës vendosi dje që marrëveshja aktuale për demarkacionin të çohet në Kuvend.
Po ashtu, Parlamentit do t’i dërgohet edhe raporti përfundimtar i Komisionit të Ri Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, i cili konkludoi dje se Kosova ka humbur territor si pasojë e demarkacionit.



