Presidenti francez Macron tha se BE ka një "detyrë" të zgjerojë sanksionet ndaj Iranit në një samit të liderëve në Bruksel.
Ai tha se subjektet e përfshira në prodhimin e dronëve dhe raketave duhet të shënjestrohen në mënyrë specifike.
"Detyra jonë është t'i zgjerojmë këto sanksione," tha Macron në prag të samitit.
Teherani nisi një sulm të paprecedentë me dron dhe raketa gjatë fundjavës kundër Izraelit, i cili shkaktoi pak dëme pasi shumica e predhave u rrëzuan.
Sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Teheranit në tokën izraelite erdhi si kundërpërgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës në konsullatën iraniane në Damask, për të cilin fajësohet gjerësisht Izraeli.
Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord të martën që blloku të fillojë punën për ashpërsimin e sanksioneve që janë në fuqi kundër Iranit lidhur me dërgesat e dronëve në Rusi, që përdoren në luftën ndaj Ukrainës.
Në një projekt-deklaratë nga samiti i BE-së citohet se liderët ishin "të gatshëm të marrin masa të mëtejshme kufizuese kundër Iranit, veçanërisht në lidhje dronët dhe raketat".



