Pakti Rama-Meloni mbi emigrantët, reagon kancelari Scholz

Pakti Rama-Meloni mbi emigrantët, reagon kancelari Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka reaguar mbi marrëveshjen e nënshkruar nga Rama dhe Meloni për emigrantët. 

“Çështja është përgjegjësi e qeverisë italiane dhe asaj shqiptare. Mendoj se duhet pasur parasysh se, nga këndvështrimi ynë, Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e BE-së dhe për këtë arsye ne po flasim për një çështje se si t'i zgjidhim sfidat dhe problemet së bashku në familjen evropiane”, tha ai. 

Deklarata u bë në margjinat e kongresit të socialistëve të BE-së në Malaga.

“Ka migracion të parregullt, i cili duhet të reduktohet dhe do të ketë bashkëpunim të ngushtë me vendet jashtë Bashkimit Evropian, siç ndodh tani, për shembull me Turqinë, dhe mund të ketë të tjerë”, saktësoi kancelari. 

Deklarata e Scholz vjen pas kritikave të Partisë Demokratike italiane në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar përjashtimin e tij nga Partia Socialiste Europiane.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy