
Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Gjirokastër.
Bëhet me dije se një automjet me target AA110IG ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Mësohet se mjeti është në pronësi të shtetasit M.C dhe shkak dyshohet se është një manovër e gabuar e shoferit.
Shoferi I automjetit është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.



