Abazi: Nuk ka arsye pse të mos fitojmë sot

Abazi: Nuk ka arsye pse të mos fitojmë sot

Ish-futbollisti Eduard Abazi parashikon fitore përballë Kombëtares mbrëmjen e sotme përballë Polonisë. Në studion e MCN TV, Abazi tha se karakteristikat e ekipit kuqezi e bëjnë të mundur këtë gjë.

Shpresoj që ekipi të bëjë më të mirën e mundshme duke pasur parasysh se të gjithë lojtarët kanë karakteristkat më të mira. Nuk ka arsye të mos fitojmë sot.

Gjithmonë u jemi falur veprimeve individuale të sulmuesve. Në këto momente duhet ti japim kredibilitet Brojës, i cili është në një moment shumë të mirë.

Ne kemi ditur të luajmë përballë yjeve të botës. Nuk është Levandovski ai që bën diferencën. Nëse ne funksionojmë si grup, shpresoj që ekipi të na japë një gëzim të madh.  

Do të ishte shumë e vështirë por një rezultat 1-0 do të ishte shumë mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy