Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhër arresti për Putin

Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhër arresti për Putin

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar një urdhër arresti kundër presidentit rus Vladimir Putin, duke e cilësuar "përgjegjës për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe transferimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Rusi".

Përveç Putinit, një tjetër urdhër arresti është lëshuar edhe kundër Maria Alekseyevna Lvova-Belova, komisionere për të drejtat e fëmijëve në Kremlin. Krimet pretendohet se janë kryer në territorin e okupuar të Ukrainës duke filluar të paktën më 24 shkurt 2022.

“Një vendim historik”. Kështu e komentoi në Tuiter prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andrij Kostin urdhrin e arrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër presidentit rus, Vladimir Putin. "Unë personalisht i jam mirënjohës prokurorit të GJNP-së, Karim Khan, për këtë vendim historik. Ne vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me ICC-në në rastet e dëbimit të detyruar të fëmijëve ukrainas. Mbi 40 vëllime dosjesh, më shumë se 1000 faqe prova të ndara tashmë me Gjykatën", ka shkruar ai.

/ ANSA

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy