
Eksperti i ekonomisë Pano Soko në MCN Live ka komentuar atë që ka ndodhur me bankat të cilat janë përfshirë në dosjet e SPAK për shkak atë aferës së mikrokredive për të cilat u shpreh se kjo është një skemë e mirëmenduar e cila nuk kund të ndodhte pa mbështetjen e bankave.
Ai tha se kreditë e këqija u rritën në mënyrë artificiale dhe se përgjegjës për këtë ishin drejtorët e bankave, ndërsa theksoi se Banka e Shqipërisë për këto kredi të këqija këtë ndërtoi pikërisht skemën e mikrokredive.
Sipas tij të gjithë drejtuesit e bankave duhet të ishin pas hekurave sepse pikërisht këta drejtues e bëjnë korrupsionin dhe SPAK pikërisht te këta drejtorë të mëdhenj duhet të shkojë.
Është e gjitha një strukturë e mirë ndërtuar ku pjesë të komponentëve të saj përveç atyre komponentëve të parë që kemi përmendur që janë noterë, përmbarues drejtues mikrokredish, natyrisht janë dhe drejtuesit e bankave.
Nuk mund të ishte ekzekutuar kjo skemë nëse s’do kishte bashkëpunimin e bankave dhe në këtë mënyrë banka kthehet në një komponentë të rëndësishëm se ata persona që përfituan nga këto para do fusnin dhe drejtuesit e bankave te skema që do lejonin të ushtronin presion ndaj presë së tyre.
Kam qenë i pari që kam thënë se ajo që ndodhi në 2015 me kreditë e këqija nuk ishte skemë e krijuar nga tendenca e tregut, ajo që ndodhi ishte skemë e mirëmenduar ku janë të përfshirë drejtuesit e bankave dhe kreditë e këqija nuk u rritën në mënyrë natyrore, por u rritën në mënyrë artificiale.
U dhanë kredi mes individëve që dihej që në fillim që nuk do ktheheshin. Kreditë e këqija nuk kishin ardhur si pasojë e rregullave të tregut kishin ardhur me skemë.
Çfarë ndodhi më pas, ne në vend që të hetonim për të gjetur përgjegjësit se ishin drejtues bankash ata, sepse 90% ishin kredi me skemë artificiale dhe nuk u hetua, por çfarë bëri banka e Shqipërisë ndërtoi një skemë tjetër që do u shiteshin kreditë e këqija kompanive të mikrokredive dhe nga kjo skemë vijmë sot në 2024 te kjo skemë ku jemi.
Të gjitha bankat që u përfshinë te shumatorja e kredive të këqija duhet të ishin sot pas hekurave dhe s’duhet të ngelemi vetëm te këto 3 emra bankash.
Më tej ai shtoi se banka nuk ka lekë ato janë të qytetarëve, pasi bankat si institucion bankar në vetvete nuk kanë lidhje me drejtuesit e bankave, korrupsionin nuk e bënë godina por drejtori, korrupsionin e bënë pronari i bankës dhe ne duhet të ndajmë kush është banka dhe kush janë njerëzit e përfshirë në këtë skemë korrupsioni. Ai shtoi se bankat janë një sektor që mund të rpodhojë kauz shteti dhe se ky i fundit duhet të marrë përgjegëjsitë për këtë cëhstje.
Kjo pikërisht është detyra e institucioneve dhe SPAK konkretisht duhet të marrë drejtuesit e tyre që kanë detyruar qytetarët për tu futur në vathën e mikrokredive ku fitoheshin qindra mln euro nga këta drejtues, duhet të shkojnë të gjithë para drejtësisë dhe kështu jep sinjal se krimi ndëshkohet.
Herën e parë në 2015 bankat kaluan pa u lagur, por nëse kalojnë dhe këtë herë të dytë pa u lagur atëherë bëhet kastile dhe ky është ves.
Këta që thonë se janë drejtorët e vegjël janë ata që e kanë fajin që ka firmosur por kjo është për të hedhur hi syve. SPAK duhet të shkojë te drejtorët e mëdhenj të bankave sepse korrupsioni në sektorin bankar duke qenë dhe sektor shumë sensitiv për ekonominë dhe stabilitetin ekonomik publik të republikës sepse është sektor që mund të prodhojë kaos.
Për këtë arsye këta persona që luajnë në kurriz të sektorit sensitiv duhet të përgjigjen dhe më tepër se pjesa tjetër, dhe dënimi i tyre duhet të jetë më i ashpër, të dënohen me 25 vjet sepse bankat cënojnë sigurinë kombëtare dhe dënimi duhet të jetë më i fortë. Kjo duhet të përfshijë nga guvernatori deri te specialisti i vogël që ka abuzuar.
Banka e Shqipërisë ka peshën më të madhe të fajit sepse është përgjegjëse për të gjitha bankat e nivelit të dytë. Unë besoj se kjo çështje me qindra të prekur s’ka shans mos të jepet drejtësi, janë prekur 4% e popullsisë nga kjo skemë.
Natyrisht që SPAK për të mirën e vetë do hetojë dhe unë i kam pritshmëritë maksimale sepse nëse SPAK nuk i dënon i bie që ka marrë para sepse vetëm kështu mund të shpëtojnë ata të korruptuar duke korruptuar me para.



