
Babë e bir humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e djeshme në aksin Milot-Rrëshen.
Në një lidhje telefonike në studion e lajmeve në MCN TV korrespondenti Juli Simoni nga vendi i ngjarjes është shprehur se nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i përplasjes së fortë është bërë një parakalim i gabuar i drejtuesit të automjetit tip “Benz”, Arlind Mihaj të cilit iu komunikua paraditen e sotme edhe masa e arrestit në spital.
Ndër të tjera Simoni bëri të ditur se policia nga ana e saj ka marrë të gjitha masat e nevojshme nisur edhe nga fluksi i qarkullimit rrugor për shkak të festave, por problemi kryesor mbetet edhe mungesa e ndërgjegjësimit të vetë drejtuesve dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
Babë e bir humbën jetën në aksidentin e ndodhur dje, ndërsa shoferi i automjetit tip Benz u arrestua sot pasi akuzohet se shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar nga ana e këtij të fundit. Nuk duhet harruar se segmenti Milot-Rrëshen është një aks mjaft problematik, por problemi më kryesor është i vetë drejtuesve që lëvizin tej normave të lejuara duke humbur dhe jetë njerëzish.
Policia ka marrë masat edhe lidhur me fluksin e qarkullimit rrugor për shkak të festave por mungon ndërgjegjësimi i drejtuesve dhe duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor sjellin edhe aksidentet, siç është dhe rasti i djeshëm i cili përfundoi me dy viktima dhe dy të plagosur rëndë. Familja ka hapur dyert e mortit dhe nesër pritet ceremonia mortore e dy viktima.



