Kosova bojkoton ceremoninë e Nobelit, kërkon që edhe Shqipëria të bëjë të njëjtën gjë

Kosova bojkoton ceremoninë e Nobelit, kërkon që edhe Shqipëria të bëjë të njëjtën gjë

Çmimi Nobel i fituar sivjet nga Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviçit, ngjalli reagime të shumta jo vetëm nga shqiptarët, por edhe njerëz të profileve të ndryshme, të cilët nuk përkrahin dhunën në botë. Ceremonia që do të mbahet në Stokholm, është bojkotuar për pjesëmarrje nga Kosova.  

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Ai pret që edhe Shqipëria të veprojë njëjtë, raportojnë mediat në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka konfirmuar se ambasadorja Shkëndije Geci-Sherifi do ta bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit konstravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, i cili ka qenë mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit.

Deklaron se pret që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë njejtë.

“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, edhe ish-zyrtarë të lartë të Akademisë Suedeze kanë vendosur që ta bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi për Handken.

Kështu ka vendosur ish-sekretari i përhershëm i Akademisë suedeze i cili vazhdon të jetë anëtar, Peter England, i cili nuk do të marrë fare pjesë në eventin e ndarjes së çmimin për shkrimtarin austriak përkrahës të Sllobodan Millosheviçit.

“Ta festojë çmimin Nobel për Peter Handken do të ishte një hipokrizi e madhe nga ana ime”, ka thënë England shkruante The Guardian.

Handke dje gjatë ditës ka mbërritur në kryeqytetin suedez prej ku edhe ka mbajtur një konferencë për media me shumë përplasje.

Shkrimtari austriak ka sulmuar gazetarët e pranishëm në konferencë të cilët i kanë bërë pyetje lidhur me përkrahjen që i ka dhënë Sllobodan Millosheviçit dhe rreth asaj se pse në librat e tij nuk shkruan asnjëherë për gjenocidin serb në Bosnje.

Handke pyetjet e tilla i ka cilësuar si “injorante”, duke thënë se nuk dëshiron që të merret më me këtë pjesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy