“Ligjet” miratojnë propozimin e PS për koalicionet pa opozitën në mbledhje

“Ligjet” miratojnë propozimin e PS për koalicionet pa opozitën në mbledhje

Komisioni i Ligjeve ka miratuar propozimin e Partisë Socialiste për koalicionet parazgjedhore me lista unike të përbashkëta.

Siç tha edhe deputeti Damian Gjiknuri koalicionet do të trajtohen njëlloj si partitë.

Koalicioni do të lejohet, por do të trajtohet një lloj si partitë. Në një listë të përbashkët partitë mund të grupojnë kandidatët. Ata që thonë se koalicionet nuk lejohen, bëjnë propagandë. Listat e hapura nuk lejojnë koalicionet”, u shpreh Gjiknuri.

Ndër të tjera, Partia Socialiste propozoi gjithashtu edhe uljen e pragut elektoral në 1% dhe shpërndarjen e mandateve në listë sipas renditjes së paracaktuar por që mund të ndryshojë në varësi të votave preferenciale që merr një kandidat.

Votimi ishte unanim pa asnjë votë kundër pas bojkotit së mbledhjes nga deputetët e opozitës parlamentare.

Ata kanë paralajmëruar se nuk do të votojnë në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sipas Kushtetutës këto ndryshime duan 84 vota që të kalojnë, të cilat mazhoranca aktualisht nuk i ka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy