Tjetër tragjedi në Mesdhe/ Po shkonin drejt Italisë, dhjetëra emigrantë mbyten në det

Tjetër tragjedi në Mesdhe/ Po shkonin drejt Italisë, dhjetëra emigrantë mbyten në det

Një tjetër tragjedi me emigrantët e paligjshëm është regjistruar së fundmi në Mesdhe, bën me dije Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

Mësohet se një varkë me emigrantë e nisur nga Libia drejt Italisë është përmbysur në mes të detit, duke iu marrë jetën të paktën 61 personave, mes të cilëve gra dhe fëmijë.

Të mbijetuarit në këtë tragjedi tregojnë se në momentin e mbytjes në anije ishin 86 persona.

Ata rrëfejnë se mjeti lundrues u përballë me dallgë të forta disa milje pasi u largua nga Zuëara, në bregun veriperëndimor të Libisë.

Libia dhe Tunizia janë pikat kryesore të nisjes për migrantët që rrezikojnë jetën në det me shpresën për të arritur në Evropë, nëpërmjet Italisë.

Më shumë se një dekadë që nga përmbysja dhe vrasja e diktatorit Muammar Gaddafi në Libi, në një kryengritje të mbështetur nga NATO-ja e shndërroi vendin në një terren pjellor për trafikantët e qenieve njerëzore, të cilët janë akuzuar për abuzime që variojnë nga zhvatja deri te skllavëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy