
Sipërmarrësi dhe miliarderi Elon Musk është personi i parë në histori që ka humbur 200 miliardë dollarë.
Bloomberg raporton se ka bërë llogaritë në xhepin e sipërmarrësit pasanik, duke arritur në një shifër konkrete.
Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, pasuria e Musk, i cili është 51 vjeç, zbriti në 137 miliardë dollarë pasi aksionet e Tesla-s ranë në javët e fundit, ku të martën e kaluar humbën 11% në një ditë të vetme, dhe pasuria e tij kishte arritur kulmin më 4 nëntor 2021, në 340 miliardë dollar .
Vlen të theksohet se Elon Musk ishte personi i dytë që kishte grumbulluar një pasuri personale prej mbi 200 miliardë dollarësh.
Ai e tejkaloi pragun në janar 2021, disa muaj pas Jeff Bezos, themeluesit të Amazon.
Ai mbeti njeriu më i pasur në botë derisa u tejkalua këtë muaj nga Bernard Arnault, manjati francez që qëndron pas rrjetit të mallrave luksoze LVMH.



