Fshati Xhyherinë në Vlorë i braktisur, banorët: Kemi një jetë që kërkojmë rrugë (VIDEO)

Fshati Xhyherinë në Vlorë i braktisur, banorët: Kemi një jetë që kërkojmë rrugë (VIDEO)

Fshati Xhyherinë është buzë rrugës së lumit të Vlorës, por nuk e njeh asfaltin, paio rruga është totalisht e shkatërruar dhe do rreth 2 kilometër për të dalë në asfalt.

Fshati është lënë në harresë për 34 vite dhe gjatë kësaj kohe nuk është hedhur asnjëherë asfalt dhe gjithë çfarë është shtruar në hyrje të fshatit, është bërë në mënyrë private.

Emisioni “Fol” dhe ekipi i MCN TV, u ndal në këtë fshat ku banorët thonë se kanë një jetë që kërkojnë rrugë.

Ne kemi një jetë që e kërkojmë rrugën, këtu na ka hedhur dorë një i komunës para mbi 20 vitesh, ai na e bëri me çakull dhe na premtuan se do na e rregulluan.

Na erdhën prapë pas nja 10 vitesh, i gjithë fshati kalon këtu se kanë ullishtet. Por kalojnë me traktorë se makina nuk futet. I çojmë fëmijët në shkollë me çizme.

Këtu nuk vjen as ambulance asgjë. Këtu vdes e nuk pyet njeri, e ngremë kufomën në krahë për ta varrosur. Vijnë sa herë ka zgjedhje.

Erdhën këta që do bëhen deputetë, e matën, vetëm sa shkelën rrugën dhe asgjë. Po ikin njerëzit për 2 kilometër rrugë, paguajnë dhe qira.

Sa herë vijnë për votime thonë do e bëjmë me asfalt dhe drita. Ne nuk kërkojmë as punë, as bukë, as ujë, do jetojmë me sakrifica, por të paktën një rrugë e duam.

Fredi Berberi e shtroi rrugën me çakull. Ai do e bënte prapë, por e hoqën. E premtoi që do e bënte me asfalt.

Është mëkat në 2025 të diskutohet rruga. Ky është shteti ynë mafioz, vetëm për të vjedhur dhe mashtruar.

Një tjetër banor shprehet se për 2 kilometër rrugë, bëjnë 15 kilometër që ta shmangin.

I gjithë zhavorri rrëshqiti poshtë në asfalt. Është i humbur zhavorri po u hodh, se nuk ka kanale, asgjë.

Fredi Beleri e bëri këtë rrugë, bëri dhe urë, çoi dhe punëtorë, por ka 30 vjet. Erdhi partia jonë, se na quajnë socialistë, dhe na la kështu.

Kjo është rruga “Rilindja” dhe është për të ardhur keq. Zoti Rama vër dorë, se këtu është mizori.

Këtu bëhet vetëm nga frika, kur jep ti një urdhër, këtu pastrohen dhe mbeturinat në rrugë. Nuk shkojmë dot në tokë, ne i ngremë drutë në krah.

Vetëm me traktor po vajte. Do presim të thahet toka, pa të marrim drutë në krahë. Ne me dru punojmë të tërë.

Vaditjen e bëjmë me puse, vadisim ullishtën. Valentina Leskaj na ka premtuar asfalt dhe drita me neon, do ju bëj trotuarë.

Do binte dhe kazanët e plehrave. Edhe dy kazanë që vunë dhe atje i djegin mbeturinat, se nuk vijnë se nuk ka rrugë. mund të vijnë aty në qendër.

Shqetësimi i një tjetër banoreje është uji, për të cilin thotë se kanë bërë puse.

Ujin e kemi me puse, kemi blerë filtra 1500 euro për ta pirë. 5-6 milionë vete pusi, 1.5 filtri. Morëm kredi për pusin.

Ndërkohë banorët rrëfehen se e shtrojnë vetë rrugën dhe ngrenë shqetësim se sa të bjerë shiu i parë do e marrë prapë zhavorrin.

Rruga “Rilindja” nuk rilindi asnjëherë. Kjo është rilindja e vdekjes.

Rrugën e mbajmë me krahët tona, me të hedhur zhavorr me karrocë, duke hapur kanal me krahë.

Fëmijët vijnë në këmbë dhe i lënë makinat.

Djali më ikën në Pashaliman, ngrihet që në 06.20 dhe del në xhade, ecën në këmbë, s’kemi çfarë të bëjmë.

Është turp. Është gjynah. Për 10 minuta vetë në Vlorë, je qytetar i Vlorës.

Nuk e përballon dot as Vlorën të ikësh me qira. Fshati do rrugë, ujë dhe drita që të jetojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy