Stoltenberg: NATO duhet konsultuar para çfarëdolloj zbarkimi në Veri. Osmani: Shpresojmë për qasje të barabartë në dialog!

Stoltenberg: NATO duhet konsultuar para çfarëdolloj zbarkimi në Veri. Osmani: Shpresojmë për qasje të barabartë në dialog!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për media, pas takimit kokë më kokë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në selinë e NATO-s në Bruksel, ka kujtuar se Kosova në vitin 2013 është zotuar se për çdo lloj zbarkimi të Forcës së Sigurisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës do të kërkohet paraprakisht pajtimi dhe pëlqimi i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Stoltenberg ia kujtoi sot Osmanit këtë zotim teksa ka deklaruar se NATO pret konsultime me kohë dhe kuptimplota për çfarëdolloj zbarkimi që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë.

I pyetur se a e përfshinë zotimi i vitit 2013 e dhënë nga autoritete kosovare edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës, Stoltenberg tha se në këtë rast çfarëdolloj zbarkimi në Veri përshinë edhe Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.

Prandaj sipas tij “stabiliteti në rajon dhe siguria e trupave të KFOR-it varet nga të gjitha palët që respektojnë zotimet ekzistuese”.

Duke folur për fillimin e zbatimit të kërkesave të komunitetit ndërkombëtar nga Kosova për të de-eskaluar situatën në Veri të Kosovës, Stoltenberg tha se mirëpresin hapat e fundit të bëra nga Prishtina zyrtare.

“Është esenciale që të shmangen çfarëdolloj eskalimi të mëtejmë dhe inkurajojmë që të dyja palët të veprojnë në përputhje me zotimet e tyre”.

NATO-ja, sipas Stoltenberg, mbështet fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe gjithashtu mirëpret takimin radhës së nivelit të lartë në kuadër të dialogut në mes të Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç-it në Bruksel.

Mirëpresim takimin e javës së ardhme pasi konsiderojmë se është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e mbetura për të arritur zgjidhjen që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve, kjo kërkon durim, insistim dhe kompromis.

Dialogu sipas Stoltenberg është edhe mundësi për Kosovën që të demonstrojë se është palë e përgjegjshme që vepron në mënyrë konstruktive në dobi të sigurisë euro-atlantike.

Nga ana e saj  presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian që të kenë qasje të balancuar në dialog, në të kundërten sipas saj ky proces nuk do të ketë sukses.

Fatkeqësisht lista e marrëveshjeve të pazbatuara nga Serbia është shumë e gjatë, por që më duhet të them që shpresat tona janë që do të ketë një qasje të balancuara së paku nga ndërmjetësit e Bashkimit Evropian si parakusht për suksesin e procesin.

Osmani, ka pohuar se në Kosovë kanë insistuar që të bëhet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve, por që dialogu për të pasur sukses duhet të ketë balancim nga ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian.

Ka pasur momente kur nuk e kemi parë këtë balancim dhe do të doja t’u bëjë thirrje të gjithë aleatëve tanë që të sigurojnë një parim të barazisë së plotë dhe pozicionimit të njëjtë në këtë proces.

Ne në Republikën e Kosovës, kemi insistuar për zbatim të plotë të të gjitha marrëveshje, nuk ka ndonjë nen që është më i rëndësishme se tjetri. Serbia ka ndërmarrë përsipër obligime konkrete mes të cilave është edhe mungesa e veprimeve në kundërshtim të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Sipas presidentes, ata që janë kundër Kosovës janë edhe kundër NATO-s.

“Ata që janë kundër Kosovës, janë edhe kundër NATO-s, sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it ka shfaqur që këto forca destruktive mund të sulmojnë edhe sistemin e bazuar në vlera mbi të cilat ndërtohemi ne dhe NATO-ja”.

Sekretarit të NATO-s, Osmani i bëri thirrje që të bashkëpunojnë për të sjellur para drejtësisë personat që kanë kryer sulmet me 29 maj në Veri të Kosovës.

Osmani, ka theksuar se në rast se personat përgjegjëse nuk vendosen para drejtësisë ata do të vazhdojnë t’i ripërsërisin veprimet e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy