SHMU, rrebeshe dhe ulje temperaturash në vend (FOTO)

SHMU, rrebeshe dhe ulje temperaturash në vend (FOTO)

Që nga dita e hënë, vendi ynë do të ketë ndryshime të motiti dhe do të përfshihet nga rrebeshe të shumta shiu me ulje mesatare të temperaturave, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në një postim në rrjetet sociale, në Facebook.

Reshjet do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, kryesisht në jug, kurse në male do të ketë dëborë. Në fundjavë shirat do të jenë lokalë.

“Të hënën, reshjet e shiut do të nisin prej orëve të para të 24 orëshit, me kohëzgjatje deri në mesditë. Në jugperëndim, do të marrin karakter rrebeshesh. Më tej, deri të martën në mbrëmje, do të vijojë situatë e qendrueshme. Reshjet do të rikthehen kryesisht të mërkurën, në formën e rrebesheve, më tepër në jug e lokalisht në zonat e ulëta me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe Gramozit, majat e maleve do të mbulohen nga bora. Gjatë së enjtes e të premtes përgjithësisht moti do të jetë i qendrueshëm , por reshjet e shiut do të marrin hera-herës karakter lokal.
Era dominuese jugore, gjatë gjithë kësaj periudhe që po lemë pas, gradualisht do të dobësohet prej mesditës së të hënës, duke sjellë dhe rënie të dallgëzimit.
Temperaturat, do të pësojnë luhatjet si në tabelë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy