Shqiptari drejtonte rrjetin e prostitucionit nga burgu, pranga edhe gruas së tij

Shqiptari drejtonte rrjetin e prostitucionit nga burgu, pranga edhe gruas së tij

Policia italiane e Pescarës ka vënë në pranga tre shtetas shqiptarë pasi akuzohen se siguronin kushtet që vajzat shqiptare të hynin në mënyrë ilegale në Itali, e më pas shfrytëzoheshin si prostituta.

Në një konferencë për shtyp, policia e Pescarës bëri me dije se pjesë e këtij grupi janë shtetasi Endrit Gjella, i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni që në prill të vitit të kaluar.

 

Dritan Taco, 23-vjeçari që njihet edhe si krahu i djathtë dhe shoqja e tij Anxhela Avdiraj 20-vjeç, e arrestuar në Modena, ndonëse jetonte në Maranello, aty ku merrej me pastrime. Pavarësisht se Endrit Gjella u burgos, ai vazhdoi të koordinonte miqtë e tij jashtë burgut që të mund të çonin përpara biznesin e paligjshëm.

Që të paguante shpenzimet, Endrit Gjella kërkonte vazhdimisht vajza të tjera nga Shqipëria. Dyshimet e policisë nisën për rastin e dy vajzave të mbërritura në Bari.

Kapja e tyre u bë e mundur nga policia e Pescarës, në bashkëpunim me policinë e Modenës, pas një hetimi të koordinuar me prokurorinë, e cila ka lëshuar urdhër arresti për tre shtetas shqiptarë, dy burra dhe një grua që dyshohet se kanë futur ilegalisht në Itali bashkëatdhetare në moshë të re, në mënyrë që t’i shfrytëzonin si prostituta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy