Ministria e Brendshme shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut

Ministria e Brendshme shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut

Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, për të cilët autoritetet shqiptare deklarojnë se disponojnë të dhëna që i lidhin me veprimtari që cenojnë interesat dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

 

Bëhet fjalë për Valon Belën, i njohur edhe si Valjon Bela, dhe Bekir Halimin, të dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.

 

Mesohet se vendimi është marrë në kuadër të masave të ndërmarra për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. 

Në mbledhjen dhe verifikimin e informacionit mbi aktivitetin e tyre është angazhuar edhe Njësia Antiterror pranë Policisë së Shtetit.

 

Valon Bela është një politikan nga Maqedonia e Veriut, i njohur për angazhimin e tij në Lëvizjen Besa, ndërsa Bekir Halimi është hoxhë dhe teolog.

 

Shpallja “non grata” nënkupton ndalimin e hyrjes dhe qëndrimit të këtyre shtetasve në territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

Autoritetet shqiptare nuk kanë bërë publike detaje mbi arsyet konkrete që çuan në marrjen e kësaj mase, duke argumentuar vendimin me nevojën për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

 

Disa javë më parë, autoritetet shqiptare shpallën “non grata” edhe shtetasen nga Kosova, Ikballe Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy