"Hantavirusi sheshit"/ Shqipëria në udhëkryq, institucionet neglizhencë totale (VIDEO)

"Hantavirusi sheshit"/ Shqipëria në udhëkryq, institucionet neglizhencë totale (VIDEO)

Një virus i rrallë, por potencialisht i rrezikshëm, ka rikthyer alarmin në nivel global. Bëhet fjalë për Hantavirusin, i cili u vu sërish në qendër të vëmendjes pas rasteve të dyshuara në anijen turistike “MV Hondius”, ku disa persona shfaqën simptoma të forta gripale dhe probleme serioze në frymëmarrje.

 

 Sipas ekspertëve, virusi transmetohet kryesisht nga brejtësit përmes urinës, jashtëqitjeve apo ambienteve të kontaminuara. Në fokus të hetimeve ndërkombëtare është varianti “Andes”, një nga format më të rralla të Hantavirusit. 

 

Por ndërsa virusi ka rikthyer shqetësimin global, rezulton se Hantavirusi nuk është i panjohur për Shqipërinë. Rasti i parë i dokumentuar në vend daton që në vitin 1985 në veri të Shqipërisë dhe u publikua në vitin 1987 në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet”. 

 

Mjeku Ilir Allkja, në një intervistë për “Xhadat” në MCN TV, shpjegoi se Hantavirusi është një virus i njohur dhe endemik në Ballkan, përfshirë edhe Shqipërinë. 

 

Sipas tij, virusi mbahet kryesisht nga minjtë e arave, minjtë e rrugëve, por edhe ata të shtëpive apo magazinave. Infektimi tek njerëzit ndodh përmes ushqimeve të kontaminuara ose kontakteve me ambiente të ndotura ku jetojnë brejtësit.

“Allkja theksoi se me një higjienë normale qytetarët nuk janë të rrezikuar seriozisht, por kërkoi vigjilencë dhe kontroll të vazhdueshëm higjeno-sanitar nga institucionet përgjegjëse.” 

 

Ndërkohë, emisioni solli pamje shqetësuese nga disa zona të Tiranës, ku mbeturinat dhe mungesa e dezinfektimit të koshave krijojnë kushte problematike higjieno-sanitare. 

 

Në disa raste, kamionët e pastrimit largoheshin pa dezinfektuar ambientet, ndërsa në trotuare mbeteshin mbetje të shpërndara. 

 

Situata alarmante u vu re edhe pranë Institutit të Higjienës, ku kamera e “Xhadat” konstatoi grumbuj mbetjesh dhe koshash të tejmbushur pranë institucionit. 

 

Nga ana tjetër, institucionet shëndetësore duket se ende nuk kanë një plan të qartë informimi për qytetarët. Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Elona Gjergji, deklaroi se udhëzimet priten nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë. Megjithatë, pyetjes së gazetarit nëse ekziston aktualisht një listë konkrete masash parandaluese, ajo iu shmang duke theksuar se deri tani nuk ka raste të konfirmuara në Shqipëri. 

 

Ndërkohë, ekipi i “Xhadat” hasi vështirësi edhe në marrjen e informacionit zyrtar nga Instituti i Shëndetit Publik. Gazetarët nuk u lejuan të hynin në institucion dhe përgjigjja u premtua vetëm përmes emailit. Edhe Ministria e Shëndetësisë, sipas emisionit, nuk ka kthyer ende përgjigje lidhur me masat dhe udhëzimet për Hantavirusin.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy