Nigeri, shteti paguan martesën e 1800 çifteve të varfra

Nigeri, shteti paguan martesën e 1800 çifteve të varfra

Shteti i Kanos, në veri të Nigerisë, financoi dhe organizoi një dasmë në grup, duke mbuluar financiarisht të gjitha detyrimet e pritshme, duke i dhënë familjes së nuses 50 mijë naira (rreth 61 euro), duke siguruar mobilje për shtëpinë e çiftit, dhurata në ushqim dhe 20.000 naira (rreth 25 euro) për çdo nuse për të filluar biznese të vogla.

Çiftet nuk do të martoheshin sepse nuk mund ta përballonin shpenzimet, si rasti i tregtarit të tekstileve Yusuf Abdullahi, i cili duhej të hiqte dorë nga martesa deri në moshën 30-vjeçare, kur shteti Kano, në Nigerinë veriore, financoi dhe organizoi dasma në grup për 1800 çifte në fundjavë.

Dhuratat e zakonshme për të sapomartuarit jepeshin nga shteti si pjesë e përpjekjeve për t’u mundësuar të varfërve që të martohen.

Jusufi ishte një nga dhëndurët e veshur me rrobën tradicionale të bardhë dhe kapelën e kuqe, i cili përfitoi nga ceremonitë e fundjavës.

“Jeta është vërtet e vështirë, prandaj nuk mund të martohesha, edhe sikur të doja”, tha ai për AFP brenda xhamisë qendrore të Kano, ku bashkë dhjetëra të tjerë prisnin ceremoninë fetare.

Të gjitha nuset mbanin një vello të kuqe të ndezur mbi një fustan të gjatë. Ritet masive të dasmave u mbajtën në xhamitë në të gjithë shtetin.

Rritja e çmimeve të karburantit, banesave, transportit dhe ushqimit i ka shtyrë disa nigerianë, shumica e të cilëve jetojnë me më pak se 2 dollarë (1.90 euro) në ditë, edhe më thellë në varfëri.

Dhe martesa mund të kushtojë shtrenjtë, pasi tradita kërkon që dhëndri t’i paguajë një shumë parash familjes së nuses, një pengesë për martesën e disa çifteve.

Kështu, qeveria e shtetit mori përsipër mbulimin ekonomik dhe të gjitha detyrimet e parashikuara për dasmën, duke i dhënë familjes së nuses 50 mijë naira (rreth 61 euro), orenditë për shtëpinë e çiftit dhe dhuratat e ushqimit, shpjegoi guvernatori i Kano, Abba Kabir Jusuf.

Qeveria dha gjithashtu 20.000 naira (rreth 25 euro) për çdo nuse “si para për të filluar biznese të vogla”, një lloj prike për të ndihmuar në uljen e barrës financiare të burrave të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy