Balla nga Shëngjini: Jemi në kontakt me KFOR-in për të marrë dhe helikopterët e tyre. Janë 5 vatra aktive

Balla nga Shëngjini: Jemi në kontakt me KFOR-in për të marrë dhe helikopterët e tyre. Janë 5 vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes është në kontakt me KFOR-in për të marrë helikopterët e tyre dhe për t’i përdorur për shuarjen e zjarreve në Shëngjin.

Kështu bëri me dije ministri Taulant Balla nga Shëngjini i cili tha se aktualisht janë aktive 5 vatra zjarri.

Situatën më të vështirë e kemi drejt qytetit. Kanë punuar prej pasdites së djeshme, forcat zjarrfiëkse, jo vetëm të qarkut Lezhë, por nga e gjithë Shqipëria. Kemi nga Shkodra, Tirana, Durrësit.

Ministri i Mbrojtjes është në kontakt me KFOR-in për të marrë helikopterët e tyre për t’i përdorur gjatë këtyre operacioneve.

Në rast se ndalet era dhe parashikohet të ndalet në mesnatë, gjëja do ndryshojë për mirë. Në këto kushte e gjitha punë jonë është e pamundur të japë rezultatin që duam të gjithë.

 Kjo është një përmbledhje e momentit. Po luftohet më shumë se 24 orë pa ndërprerje. Dhe na duhet një pjesë e zjarrfikësve t’i spostojmë në vende ku shfaqen vatrat e reja të zjarrit janë 5 aktive. Situata më e vështirë është këtu ku shikoni por edhe pjesa tek Rana e Hedhun. Por jam i shqetësuar edhe për kurorën në qytet, tek kisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy