
Për gazetarin Armand Shkullaku vdekja e të 32-vjeçarit Lear Kurti është vrasje policore.
I ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Shkullaku tha se kjo është një ngjarje që ka precendentë dhe se po përpiqet të manipulohet e vërteta.
Shkullaku tha se Rama po bën politikë me ngjarjen dhe se priste një reagim më serioz nga ai në lidhje me rastin në fjalë.
Prisja këtë që radhë kryeministri të ishte më serioz, ky është rast i përsëritur prisja të dilte të thoshte: Pasi thirra urgjent ministrin e Brendshëm, drejtorin e policisë, drejtorin e policisë së Tiranës arritëm në këtë konkluzion, dhe unë si kryeministër garantoj që dhe do bëjmë ... . Kjo është për transparencë, detyra e kryeministrit është të bëjë punë e sidomos ku ka precedentë. Madje njerëzit të thërriteshin atë natë. Nuk është rast rutinë.
Rama bën politikë, a ka hienë më të madhe se Rama dhe njerëzit e tij që pa u tharë gjaku i viktimave ushqejnë mediat disinformuese. Kush janë hienat ata që tentojnë të zbulojnë të vërtetën apo ata që mirë që të vrasin po s’të lënë të qash? Ai djalë ishte në telefon në rrugë, shkon policia e terrorizon. Ju ngel në dorë dhe pas kësaj pret që kryeministri të thotë do hetojmë, ai thotë hiena. A ka hienë më të madh e se ata që japin 4 versione. Një herë thotë të vdiq nga epilepsia, një herë nga droga, bëjnë autopsinë pa praninë e familjareve dhe avokatëve. E veshin me mister, nuk e di a ka hiena më të mëdha. Si në rastin e Rashës dhe këtij dhe rasti i 15 vjeçarit mund t’i kishte ngelur në dorë. Ky kryeheina këto hiena i mban prapë.
Ngjarja është e qartë me precedentë dhe me mënyrën që po manipulojnë të vërtetën këta për mua kjo është vrasje policore.



