Çipi: Elita globaliste nuk e do Trump-in kandidat për President

Çipi: Elita globaliste nuk e do Trump-in kandidat për President

Regjisori Çipi tha në emisionin “Arnautistan” se demokratët dhe elita globaliste nuk e do Donald Trump-in as si kandidat për President. "Më bie në sy një përpjekje e ethshme dhe shumë nervoze e demokratëve, dhe të elitës globaliste, për të penguar kandidimin e Trump-it. Kësaj radhe s’e duan as kandidat. Po shohin ëndrra me Trump-in në pranga para zgjedhjeve. Lufta në Ukrainë është gjëja kryesore që i ndal globalistët nga anti-globalistët. Globalistët duan luftë. E konsideroj shumë të rrezikshëm globalizmin. Pse u krijua Lidhja e Kombeve dhe OKB. Çfarë e mirë na vjen nga OKB?! Bota perëndimore duhet të përdorë të njëjtat standarde që të jetë e besueshme. Në Ukrainë do të doja të shikoja reagimin që u bë në Kosovë, ndonëse ishte shumë i vonuar. Ukraina duhej ndaluar në Donbas në 2014-ën, jo të lejohej puna të shkonte aty ku shkoi në 2022-shin”, tha ai.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy