Kryeministri Edi Rama bëri publike sot pas mbledhjes së qeverisë projektligjin e ri që synon të ndalë emigrimin e mjekëve. Sipas tij, studentët e mjekësisë do të duhet të punojnë për 5 vite në Shqipëri ndryshe nuk do të marrin diplomën. Studentët kanë njoftuar protestë ditën e nesërme.



