Hazizaj: Tre arsye pse duhet regjistri i krimeve seksuale. 1/3 e vajzave të rrezikuara nga dhuna seksuale (VIDEO)

Hazizaj: Tre arsye pse duhet regjistri i krimeve seksuale. 1/3 e vajzave të rrezikuara nga dhuna seksuale (VIDEO)

Drejtori i CRCA, Altin Hazizaj, për miratimin e ligjit lidhur me regjistrin e krimeve seksuale për të cilin bëhen 8 muaj nga dita e miratimit dhe dy muaj në hyrje në fuqi dhe autoritetet ende nuk kanë njoftuar një datë se kur regjistri do të jetë i hapur dhe funksional, e cilësoi si çështje sensitive dhe të vonuar.

Në një lidhje me MCN Live, Hazizaj deklaroi se regjistri do t’i detyronte të gjithë punëdhënësit shtetërorë apo privatë që kanë marrëdhënie me fëmijët, që të bëjnë kontrollin e stafeve ekzistues dhe stafet e reja që merren, që të vërtetojnë se nuk janë të regjistruar për të grumbulluar të dhëna sensitive për personat që kanë akses te fëmijët.

Sipas tij, regjistri ka veti parandaluese dhe se asnjë person i ndaluar për pedofili nuk duhet të ketë akses që fëmijët të jenë të mbrojtur.

Ai sqaroi se institucionet kërkuan 6 muaj për të ndërtuar data bazën, për ta bërë të hapur siç është në ligj dhe pritej që në 6 muaj të kishte konsultime dhe takime sidomos me partnerë të shoqërisë civile që kanë ekspertizë në këtë fushë për të bërë të mundur që ky regjistër të kishte të gjithë elementët që kërkon ligji.

Në vijim Hazizaj tha se në përfundim të 6 mujorit i është kërkuar Kuvendit, duke dërguar shkresë zyrtare në muajin e tetë, ku në mënyrë eksplicite është kërkuar që të informohen lidhur me shkaqet e mos krijimit të regjistrit dhe se iu është thënë që do ia mbajnë në dijeni në javët në vazhdim.

Regjistri i krimeve seksuale, mban të dhëna të detajuara për të gjithë personat që janë dënuar për krime seksuale. Janë disa krime siç është pornografia e fëmijëve, shfrytëzimi i grave për qëllime seksuale.

Të paturit e këtyre të dhënave dhe evidentimi i gjithë personave të dënuar. Patja e tyre në këtë data baze të përgjithshme, ju jep mundësinë të gjithë atyre që punojnë me apo për fëmijët, institucione private, kisha, klube sportive, që të kontrollojnë nëse stafi ekzistues ose stafi i ri, të jenë të kontrolluar që nuk kanë qenë ose nuk janë të dënuar për krime seksuale ndaj personave vulnerabël.

Efekti i parë është të dimë sa persona të dënuar kemi për krime seksuale, policia të ketë dijeni të qartë se ku jetojnë këta persona që ka të bëjë me parandalimin e krimit.

E treta të jemi të mbrojtur nga punësimet e gabuara, si rasti i fundit në ministrinë e Arsimit, që një pedofil u punësua si mësues në një shkollë në Berat.

Qëllimi kryesor është të mbrohen fëmijët nga mospasja kontakt me persona që janë të dënuar për krime seksuale. Për hapjen e regjistrit në Shqipëri është ndjekur modeli europian.

Në Europë legjislacioni dhe praktika është shumë më ndryshe nga SHBA. Asnjë person nuk kërkon linçimin e personave të dënuar për krime seksuale. se këta persona kthehen në shoqëri pasi kanë vuajtur dënimin.

Ajo që ne duam të bëjmë është të parandalojmë krimet dhe detyra kryesore i është besuar Policisë së Shtetit. Institucionet shqiptare i kishin të gjitha mundësitë që në 6 muaj të kishin krijuar bazë të dhënash dhe të vihej në dispozicion të policisë.

Po të ishte regjistri i ndërtuar siç është parashikuar, policia do kishte në duart e saj një mjet tepër ndihmës për të kuptuar se kur kanë ndodhur këto krime seksuale.

Krime të tilla mund të ndodhin në organizatat tona. Të gjithë jemi të ekspozuar në mosmbrojtjen e fëmijëve dhe personave vulnerabël nga dhuna seksuale.

I kemi kërkuar Kuvendit një seancë urgjente dëgjimore me ministrin e Drejtësisë, ministrin e Brendshëm dhe drejtoreshën e AKSHI-t, agjenci në varësi të Kryeministrit.

Mendoj se është më shumë çështje paaftësie e institucioneve për të kuptuar rëndësinë e regjistrit dhe misionin që ka ky regjistër.

Nëse do ishte krijuar një grup pune, jo për 6 muaj, por për një muaj mund të ishte krijuar regjistri.

Ligji është i tillë që edhe sikur të përpiqesh t’i shpëtosh, nuk i shpëton dot. Për mua më tepër është tregim i mospërgjegjësisë për mbrojtjen e fëmijëve dhe personave vulnerabël.

Regjistri është një ndër mjetet për të goditur krimet seksuale, sidomos ndaj fëmijëve që janë të pambrojtur.

Ndër të tjera Hazizaj deklaroi se sa më shumë rritet mosha e fëmijës, aq më shumë tendencë ka që të dhunohen seksualisht dhe për moshën 13-16 vjeç, rreziku trefishohet dhe kjo sipas tij vjen prej hyrjes në pubertet.

Por ai sqaroi se si në qytet dhe në fshat me diferenca shumë të vogla, fëmijët e moshës 14-16 vjeç, sidomos vajzat, ndjehen se janë shpesh të sulmuara dhe ngacmuara seksualisht, ose thënë ndryshe 1/3 e vajzave ndiheshin të rrezikuara nga dhuna seksuale.

Të kesh 1/3 e vajzave të rrezikuara nga dhuna seksuale dhe shfrytëzimi seksual tregon se shkollat tona nuk janë të sigurta, komunitetet tona nuk janë të sigurta.

Dhe kjo vjen për shkak të mungesës së edukimit. Ne si shoqëri duhet të fillojmë dhe ta diskutojmë këtë çështje që ta ndryshojmë këtë realitet se mbi 80% e viktimave janë vajza nën 18 vjeç dhe nën 14 vjeç.

Çka do të thotë që ne si shoqëri vazhdojmë t’i ekspozojmë fëmijët ndaj dhunës seksuale dhe sot dhuna seksuale po ndodh në internet. Pedofilët nuk kanë nevojë ta abuzojnë seksualisht fëmijët.

Por mund ta marrin kënaqësinë edhe pa pasur akses seksual te fëmija. Shumica e pedofilëve mbajnë foto të shumta të fëmijëve dhe ai e arrin këtë me video dhe foto.

Interneti e ka dhënë këtë mundësi të artë, ndaj ne iu bëjmë thirrje prindërve kujdes me telefonat smart që ju jepni fëmijëve, se mund të bien pre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy