Regjistrim i ulët në universitetin e Shkodrës, Saraçi: Të reduktojnë shpenzimet e luksit dhe të mbajnë degët e hapura (VIDEO)

Regjistrim i ulët në universitetin e Shkodrës, Saraçi: Të reduktojnë shpenzimet e luksit dhe të mbajnë degët e hapura (VIDEO)

Pedagogu Peter Saraçi, në një lidhje skype për Mcn Live u shpreh se deri më tani në Universitetin e Shkodrës janë regjistruar 895 studentë për vitin e ri akademik, një shifër kjo shumë e ulët krahasuar me vitet e mëparshme.

Saraçi tha se ky nivel i ulët i regjistrimit të studenteve është për shkak të politikave të gabuara të aplikuara nga qeveria shqiptare 6 vite më parë.

Regjistrimet e ulëta në universitet mund të çojnë në mbylljen e disa degëve për të reduktuar kështu shpenzimet, por sipas Saraçit kjo nuk është e logjikshme pasi shpenzimet për gjërat e luksin nuk ka ndaluar.

“Regjistrimi në universitetin e Shkodrës vazhdon paka shumë me të njëjtin ritëm si vitin e kaluar, por gjithsesi jemi në një rënie të numrit të regjistrimeve. Kjo është pasojë e disa faktorëve, kryesorja është ndryshimi i ligjit për arsimin e lartë e cila ka sjellë këtë situatë çorientuese sidomos për universitet e rretheve.

Vërehet një faktor negativ vitet e fundit, që është për shkak të emigracionit, po jep një efekt të keq te degët e mësuesisë dhe shkencat ekzakte.

Situata aktuale është me 895 studentë të regjistruar, së bashku me studentët që regjistrohen në kursin profesional.

Sot kundërshtoj mbylljen e degëve sepse universiteti duhet të vazhdojë të mbajë këto kurse por të reduktojë shpenzimet e luksit, si vendosja e parketeve nëpër zyrat e drejtorit. Është e paarsyeshme që të mbyllet një degë sepse ka një numër minimal studentësh.

Të gjitha degët janë të rëndësishme sepse për të arritur sot këtu është bërë një investim i jashtëzakonshëm. Për Shkodrën që të ketë universitet është një pasuri. Sot situata në universitetet nëpër rrethe është e tillë për shkak të politikave të gabuara që janë aplikuar para 5-6 vitesh. Sot shteti shqiptar e ka kuptuar këtë punë por është tepër vonë. Unë jam për hapjen e degëve, jo për pezullim. Po e pezullove një bachelor atëherë ka kry punë dega. Pezullimi I një masteri është ndryshe, kurse bachelor është tjetër gjë.

Të bëhet një analizë specifike për kurrikulat sepse ka një mungesë dëshire nga studentët për ti studiuar. Aktualisht janë 895 studentë që janë regjistruar, por gati 125 janë të regjistruar në kurset profesionale.”, u shpreh Saraçi.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy