Projektligji për BSH/ Kara: Nuk mund të hiqet kompetenca e KLSH-së (VIDEO)

Projektligji për BSH/ Kara: Nuk mund të hiqet kompetenca e KLSH-së (VIDEO)

Juristi Romeo Kara tha në studion e MCN Live se KLSH-ja duhet të kontrollojë shpenzimet, prokurimet dhe efikasitetin e fondeve të BSH-së.

 

Sipas juristit nuk duhet të hiqet kompetenca kushtetuese e KLSH-së.

 

Këtu ka lidhje me ekspertët, konstitucionalistët. Besoj se dhe pjesa evropiane është e shqetësuar.

 

Nuk mendoj se duhet të kemi imunitet, edhe për deputetët. Të mos kemi as parashkrim të veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. 

 

Si mundesh me ligj të heqësh themelet e shtetit shqiptar siç është Kushtetuta. Nuk di që kjo forcë politike ka marrë pushtetin të thotë ne do marrim këtë qëndrim për bankën dhe Kushtetutën. Ëstë kompetencë e KLSH të kontrollojë të gjithë veprimtarin ekonomike dhe mbarëvajtjen e fondeve publike, si mund t’ia heqim.

 

Nuk po themi të cenojnë politikën monetare që ka banka, ajo të mos preket. Po ne themi, shpenzimet, prokurimet, efikasitetin e fondeve.

 

Banka para disa vitesh është përfolur që bleu Hotel Dajtin, me 30 milionë euro, ka qenë ndihmë për qeverinë Berisha, nuk u kontrollua. 

 

Ky përdorim fondesh nuk duhet të kontrollohej nga KLSH? Patjetër?

 

Nuk po flasim për pjesën si bën politikat monetare. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy