Shtatë agjentë të dyshuar të Mossad janë arrestuar nga shërbimet sekrete turke në Stamboll.
Sipas Ankarasë, agjentët në shërbim të Izraelit po ndiqnin qytetarët palestinezë që banonin në vend dhe përbënin një kërcënim për ta.
Agjentët e shërbimit sekret izraelit të arrestuar, janë turq dhe të huaj, por jo izraelitë dhe ata ishin trajnuar në qytetet e Evropës Lindore.
Agjentët ishin paguar nga Izraeli përmes llogarive bankare jashtë vendit.



