Rama: Kushtetuesja ta kthejë në zyrë Veliajn. Manastirliu do jetë sërish kandidatja jonë

Rama: Kushtetuesja ta kthejë në zyrë Veliajn. Manastirliu do jetë sërish kandidatja jonë

Kryeministri Edi Rama duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn tha sot se “nuk kam arsye të besoj se gjykata mori vendim politik”, ndërsa kërkoi edhe njëherë rikthimin në zyrë të kryebashkiakut, duke theksuar se “Tirana s’mund të drejtohet me telekomandë dhe delegim”.

 

“Asnjë qytet nuk mund të qeveriset me telekomandë apo delegim. Pavarësisht punës së madhe të Anuelës me nënkryetarët, qyteti ka nevojë për të zgjedhurin legjitim që ta drejtojë atë. Pavarësisht përpjekjes që bëmë nuk ia dolëm se Gjykata Kushtetuese refuzoi t’i hapë rrugë zgjedhjeve në Tiranë duke pamundësuar e kryetarit të bashkisë për të qenë në detyrë dhe duke përcaktuar që nuk është e drejta e këshillit bashkiak dhe qeverisë që të hapin rrugën e zgjedhjeve duke e larguar kryetarin për sa kohë ka munguar se nuk i është dhënë mundësia që të vijë. Vendim gjykate që ne e respektojmë, madje nuk kam asnjë arsye të besoj se GJK ka bërë politikë në këtë rast”. 

 

Rama konfirmoi po ashtu se Ogerta Manastirliu do të jetë sërish kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës, kurdo kur të mbahen zgjedhjet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy