Konflikti në Kepin e Rodonit/ Hoxha: Prokuroria lejoi të kërcasë druri, duhet të vendosë nëse prona i takon kishës apo banorëve

Konflikti në Kepin e Rodonit/ Hoxha: Prokuroria lejoi të kërcasë druri, duhet të vendosë nëse prona i takon kishës apo banorëve

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘Të Paekzpozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me konfliktin për pronësinë e ndodhur në Kepin e Rodonit ku mes të arrestuarve ishte dhe Mark Frroku i cili u arrestua.

Ai tha se janë dy banda që luftojnë ndërsa bëri me dije se nuk di ndonjë pjesë të territorit të Shqipërisë të ketë perspektivë zhvillimi që të jetë në bregdet nga Buna në veri deri te Pema e Thatë në Ksamil që të mos ketë përplasje, por që sipas tij shpesh herë bëjnë dhe marrëveshje në bazë të interesave.

Zakonisht mënyra ku përfshihen grupet e mëdha sherret nuk janë me hunj, por ajo që duhet kuptuar është se kushdo që ka vajtur qoftë dhe njëherë të vetme te Kepi Rodonit gjëja e parë ndeshet me një tra që duhet të paguajë ca lekë. Aty në atë zonë të bukur 150 hektarë kisha katolike i ka marrë me vendim të kthimit të pronave. Aty është dhe pjesa më e bukur me pyll, sipërfaqe tokë e re dhe ajo ka një pamje fantastike mbi det. Kjo pronë është gjithsej 5 mijë e ca metra, ajo është një pronë me dalje në det. Tek kjo pronë ku bëhet konflikti qytetarët aty pretendojnë se e kanë marrë me ligjin 7051, ndërsa kisha për të kufizuar tokën aty ka pajtuat një kompani private e cila është pronë e disa personave besimtarë katolikë.

Më tej ai shtoi se në rastin kompania konkrete AML grup është pajtuar nga kisha françeskane për të bërë rrethimin dhe se konflikti ka vite që ndodh nuk ka nisur sot.

Para një muaj aty ka shkuar policia dhe ka pezulluar punimet derisa të vijë një përgjigje nga zyra e kadastrës se kujt i përket kjo pronë, banorëve apo kishës që thotë se është toka jonë. Tani para një muaj kanë shkuar për ta rrethuar këtë pronë, policia u ka lënë kohë për ta zgjidhur dhe prokuroria s’ka ndërhyrë deri tani që as kanë të drejtë banorët as që i takon kishës. Pra organi kompetentë nuk ka dhënë përgjigje dhe duke bërë këtë pa u pritur një përgjigje, kisha ka kontaktuar kompaninë për të bërë punime, në këto momente banorët e fshatit janë ngritur dhe ka ndodhur kjo skenë, ka kërcitur druri, mes të dyja palëve ka pasur dhe të plagosur, pastaj policia ka arrestuar 8 persona. Problemi është se ky është një konflikt i vjetër dhe institucionet duhet të ndajnë se kush e ka.

Sa i përket historisë së ish deputetit Mark Frroku në këtë çështje, Hoxha tha se ai vjen nga një zonë katolike është një nga sponsorët dhe bamirësit e kishës dhe mesa duket kisha e përdor këtë për të hequr shpenzimet nga vetja.

Frroku thotë që unë kam shkuar për të bërë rrethimin. Kur ka kërcitur druri djali hallës së Mark Frrokut, si rezultat i përplasjes ka qëlluar me armë, ka pasur të plagosur, por fatmirësisht jo me humbje jete. Frroku akuzohet për kanosje, moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe prishja e rendnit dhe qetësisë publike, ndërsa për banorët plagosje e rëndë. Ajo që ndodhi aty është një ngjarje shumë e rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy