
Dhjetëra mijëra hungarezë dolën në rrugë në mbështetje të kryeministrit Viktor Orban, i cili kërkon një mandat tjetër në zgjedhjet e 8 prillit.
Krahas tyre në marshim morën pjesë edhe mbështetës të partisë konservatore PiS, që udhëheq në Poloni.
Sikur partia polake, ashtu edhe partia Fidesz e Orbanit, po përballen me Bashkimin Evropian pasi kanë qëndrime të ndryshme për migrimin si dhe për lëvizjet rreth rritjes së kontrollit në gjykata dhe media.
Marshimi u zhvillua në Budapest, në ditën që përkujton revolucionin e vitit 1848.
Orban dhe kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, udhëheqin qeveri konservatore, nën presionin e Brukselit për shkak të refuzimit që të pranojnë migrantë sipas sistemit të kuotave.



