Kundër resortit të “Gener 2”/ Banorët e Rrjollit sërish në protestë: Nuk do lejojmë të na marrin tokën (VIDEO)

Kundër resortit të “Gener 2”/ Banorët e Rrjollit sërish në protestë: Nuk do lejojmë të na marrin tokën (VIDEO)

Banorët e Rrjollit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, kundër projektit të “Gener 2” për ndërtimin e një fshati turistik, që përfshin vila dhe hotele luksoze, shtrihet në kufirin mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll.

 

Njëri nga banorët tha për “MCN Live” se ndodhen në ditën e 16-të të protestës dhe nuk do të ndalen nga mbrojtja e tokës së tyre.

 

Ne nuk do të ndalemi dhe shi, borë apo gurë të bien. Nuk do të lejojmë të na marrin tokën e të parëve tanë. Kemi 400 dynym tokë që na preken, janë mbi 1000 dynym tokë që na janë grabitur. 

 

Ne jemi thirrur prej Bashkim Ulajt por nuk kemi rënë dakord se përqindja dhe kushtet e tij nuk janë të përshtatshme për ne. Ne pretendojmë të merremi vesh dhe të gjejmë një rrugë të mesme, ta zgjidhim këtë punë. 

 

Të biem dakord, se ne nuk jemi kundër zhvillimit, të ulemi në tavolinë si burrat se dhe ai e di shumë mirë që toka është e jona. Kemi dokumente, të cilat na tregojnë se prona është e jona. Për momentin do vazhdojmë me protesta, se nuk po gjejmë rrugëzgjidhje në asnjë derë.

 

Ndërkohë një fëmijë tha se ka ardhur nga Anglia me të atin, për të mbrojtur tokën e tyre.

 

Jemi duke e mbrojtur tokën tonë dhe të gjyshit. Ata nuk kanë të drejtë ta prekin. Ata janë duke na vjedhur tokën, ndërsa ne jemi duke bërë një gjë të drejtë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy