Ndikimi i shtetit Bektashi në rajon/ Kraki: Ide me prapavijë anti-shqiptare. Strategji që nuk i shkon për shtat Kosovës

Ndikimi i shtetit Bektashi në rajon/ Kraki: Ide me prapavijë anti-shqiptare. Strategji që nuk i shkon për shtat Kosovës

Projekt ideja e krijimit të shtetit Bektashi në Shqipëri, duket se ka edhe një ndikim rajonal.

Për politologun Nezir Kraki nga Kosova,  vetë ideja për një shtet të tillë është mëse absurde.

Në një komunikim për “MCN informacion”, Kraki thotë se kjo ide është me prapavijë antishqiptare sesa rajonale.

Për mua është ide më së paku ide absurde dhe më së keqi është ide me prapavijë antishqiptare, sidomos anti-Kosovë por në asnjë rast në asnjë kuadër nuk më del të jetë ndonjë ide e duhur që të tentohet të krijohet një mikroshtet në një shtet që veç ka dështuar.

Është njëfarë luksi të cilën as Rama as qeveria nuk mund t’ia ofrojnë vetes dhe tani ku është halli, uroj që mos të konfirmohen megjithëse kam dyshime se Shqipëria zyrtare është në sinkronizim me një strategji që nuk i shkon interesave të Kosovës dhe kjo është tragjike dhe për shqiptarët në Ballkan.

Nuk kam mundësi me e kuptu as ta sqaroj logjikisht këtë ide pas ideve për ndarjen e Kosovës, për konferenca  ndërkombëtare, për rregullim paqësore me Serbinë për Kosovën, duke diskutuar Tirana dhe Beogradi, pas idenë absurde për statute asociacionit që kanë qenë të gjitha ide absurde që kanë ndikuar në sabotimin e Kosovës si shtet dhe provimin në sy të botës se ai shet nuk mund të jetë i qëndrueshëm, tani na del kjo ide që nuk ka as bisht as krye, dhe të gjithë mbesim mes shokut dhe habisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy