
Qeveria franceze ka thirrur ambasadorin rus në Paris lidhur me vdekjen e Alexei Navalny.
Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm francez, Stephane Sejourne gjatë një udhëtimi në Argjentinë.
Kam kërkuar që ambasadori rus të thirret sot në orën 18:30.
Regjimi i Vladimir Putin ka treguar edhe një herë natyrën e tij të vërtetë.
Navalny gjeti vdekjen në një burg të largët në Arktik të premten, ku 47-vjeçari po vuante një dënim 19-vjeçar pasi i mbijetoi një helmimi të vitit 2020, për të cilin ai fajësoi Kremlinin.



